Skuadra shqiptare udhëtoi për në Serbi

Hendboll

Skuadra shqiptare udhëtoi për në Serbi

Më: 30 janar 2022 Në ora: 14:51
Skuadra shqiptare udhëtoi për në Serbi

Klubi i hendbollit për femra Çair ka marrë rrugën për në Serbi.

Vashat shqiptare  nga Çairi në një ndeshje miqësore do të përballen me nënkampionen e Serbisë, Bekament. Bëhet fjalë për një skuadër të fortë që është kualifikuar për në ¼ e kupës EHF, shkruan Open-TV. Çairaset me të njëjtin ekip do të takohen edhe ditën e diel në qytetin e Arangjellovcit.

KHF Çair me ndeshje miqësore do të vijojë edhe fundjaven e ardhshme, ku fillimisht do të jenë mysafire të Ulqinit, që garon në Superligën e Malit të Zi, ndërsa një ditë më vonë ka mundësi të udhëtojnë edhe Prishtinën pëer të luajtur me ekipin nga kryeqyteti i Republikës së Kosovës.

Trajneri i ekipit Basri Latifi dhe ai i portierëve Gafur Hasani thonë se këto ndeshje kontrolluese janë të mirëseardhura para play-offit që fillon me 12/13 të muajit shkurt, ku KHF Çair nis garat nga vendi i dytë.
Së bashku me ekipin është edhe drejtoresha e klubit Mia Islami.

Pjesa e parë e kampionatit ka përfunduar dhe në të kanë marrë pjesë dy grupe nga tetë ekipe. Katër ekipet e para të dy grupeve tani marrin pjesë në fazën e play-off-it, duke krijuar një tabelë të re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat