Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës: I ndjeri Hysenaj u shqua për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në sport

Hendboll

Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës: I ndjeri Hysenaj u shqua për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në sport

Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 16:42
Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës: I ndjeri Hysenaj u shqua për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në sport

Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës është e tronditur për ikjen në amshim të Ahmet Hysenajt – Petrova, ish kryetar i KH Kastriotit nga Ferizaj (meshkuj e femra) dhe kontribues i madh në hendboll e në përgjithësi sportin e Kosovës.  

“Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës, me pikëllim të thellë mori lajmin për vdekjen e kontribuesit të madh, mikut të sportit kosovar, Ahmet Hysenaj - Petrova.

I ndjeri Hysenaj u shqua për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në sport, me theks të veçantë në hendboll. Poashtu, dha kontribut edhe në aktivitetet e Shoqatës së Gazetarëve Sportivë të Kosovës.

SHGSK-ja, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së nderuar Hysenaj, miqve, bashkëpunëtorëve, komunitetit të hendbollit dhe biznesit në veçanti dhe sportit ferizajas e kosovarë në përgjithësi.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”, shpreh ngushëllime Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës, me kryetar Edmond Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat