Derbi i hendbollisteve luhet në Vushtrri

Hendboll

Derbi i hendbollisteve luhet në Vushtrri

Më: 11 mars 2022 Në ora: 15:59
Derbi i hendbollisteve luhet në Vushtrri

Të shtunën luhen të gjitha ndeshjet e xhiros së 16-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Vëmendja do të jetë në Vushtrri ku zhvillohet derbi i xhiros.

Nga ora 17:00, kampionia në fuqi, Vushtrria, e pret Prishtinën. Të dy skuadrat i kanë nga 26 pikë dhe mbajnë pozitat dy e tre në tabelë. Pra ndeshja vendos për vendin e dytë të cilin aktualisht e mbajnë vushtrriaset.

Lideri i klasifikimit, Istogu, e pret skuadrën deçanase Jusuf Gërvalla. Kjo ndeshje fillon në ora 18:00.

Shqiponja – Kastrioti (14:00), Samadrexha – Drita (14:30), Vjosa – Ferizaj (18:30), Vëllaznimi – Ulpiana (17:30), janë ndeshjet tjera të javës së 16-të të Superligës së hendbollisteve.

Në Ligën e Parë të hendbollisteve është java e nëntë. Trepça – CLICK, Dukagjini – Prizreni, Deçani – Llapusha janë ndeshjet e kësaj jave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat