Fitore e Prishtinës ndaj Vëllaznimit

Hendboll

Fitore e Prishtinës ndaj Vëllaznimit

Më: 20 mars 2022 Në ora: 19:59
Fitore e Prishtinës ndaj Vëllaznimit

Prishtina ka shënuar fitore të re në Superligën A të Kosovës në hendboll.

Të dielën mbrëma, Prishtina fitoi ndaj Vëllaznimit të Gjakovës me rezultatin 38:29. Pas pjesës së parë epërsia e prishtinasve ishte tri gola, 19:16.

Agon Bajqinovci ishte më efikasi te Prishtina me 8 gola. Nga 7 i realizuan tre lojtarë.

Florian Rexha realizoi më së shumti për Vëllaznimin, tetë gola. Ndeshja i takoi javës së 21-të.

Prishtina është e dyta me 35 pikë. Vëllaznimi renditet i gjashti me 17 pikë.

Në Superligën e hendbollisteve të dielën u luajt ndeshja e fundit e javës së 17-të. Kastrioti fitoi ndaj Dritës në Gjilan me rezultat 38:27.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat