Istogu vargon fitoren, e 18-ta rresht

Hendboll

Istogu vargon fitoren, e 18-ta rresht

Nga: K.G. Më: 26 mars 2022 Në ora: 19:54
Istogu vargon fitoren, e 18-ta rresht

Liderja e Kampionatit të Kosovës, vazhdon me serinë e fitoreve. Vashat istogase vargojnë fitoren e 18-të me radhë. 

Istogu ka shënuar fitore në udhëtim, me rezultat 37:19.

“Istogu ka vazhduar me fitore pasi ka mposhtur sot në Gjakovë skuadrën e Vllaznimit me rezultat 19:37.
Skuadra e Istogut pasi u kualifikua në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës ka vazhduar me serinë e fitoreve edhe në kapionat të 18-tën me radhë.

Ndeshjen e radhës Istogu e pret Vjosën nga Shtimja, kjo ndeshje zhvillohet në palestrën e qytetit në Istog”, njofton KHF Istogu.

Istogu kryeson me 36 pikë e Vëllaznimi është i 8-ti me 12 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat