Në Rahovec derbi për vend të tretë

Hendboll

Në Rahovec derbi për vend të tretë

Më: 1 prill 2022 Në ora: 23:15
Në Rahovec derbi për vend të tretë

Një ndeshje me shumë peshë në garën për pozitën e tretë zhvillohet në kuadër të xhiros së 24-t të Superligës A të Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Të shtunën nga ora 19:30 në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec përballen Rahoveci dhe Trepça. Rahoveci e ka mbajtur për disa javë pozitën e tretë, por Trepça e ka kaluar në mesjavë, kur u zhvilluan ndeshjet e xhiros së 23-të.
Tani Trepça është e treta me 29 pikë, një më shumë se Rahoveci që renditet i katërti. Me të drejtë pritet ndeshje e fortë dhe interesante deri në fund.

Të shtunën janë edhe dy ndeshjet tjera të javës së 24-t. Besa Famgas është favorite ndaj Vëllaznimit, në takimin që luhet nga ora 18:00 në Gjakovë. Ndërkohë rivalitet më i madh pritet në Ferizaj ku takohen Kastrioti e Prishtina.

Kjo ndeshje fillon në ora 19:00.

Në kuadër të Superligës B luhet ndeshja e javës së 22-të në mes të Drenicës dhe Llapit. Ky takim është të shtunën nga ora 19:00.

Në Ligën e Parë të hendbollistëve është java e 16-të. Të premten takohen Vjosa e Ulpiana (19:00), kurse dy ndeshjet e së shtunës janë: Drita – Vushtrria (19:00), Istogu – Lepenci (19:00).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat