Vdes sportisti i shtetit të rajonit

Hendboll

Vdes sportisti i shtetit të rajonit

Nga: K. Goca Më: 8 prill 2022 Në ora: 15:58
Vdes sportisti i shtetit të rajonit

Bota e sportit shokohet me vdekjen e hendbollistit kroat (27 vjeç), Denis Tot.  

“Trishtim i madh, ndahet nga jeta ish-lojtari i Butelit, kroati Denis Tot. Pasi u shtrua mbrëmë në klinikën e Shkupit, Tot ka ndërruar jetë sot pas disa orësh betejë.

Shumë klube po i japin lamtumirën hendbollistit si në Kroaci ashtu edhe në Maqedoninë e Veriut”, shkruan media maqedone “Sportmedia”. 

“Asgjë nuk do të jetë më njësoj”, ka shkruar vëllai i tij në rrjetet sociale.

Asgjë nuk dihet se çka ka ndodhur, por raportohet se ai është sulmuar fizikisht në një lokal.  

“Ai është sjellë në klinikën tonë në gjendje kritike dhe zemra nuk i rrihte”, ka thënë drejtoresha e spitalit në Shkup, Maja Mojsova. Nga ana tjetër, MPB-ja ka njoftuar se tek viktima nuk janë vërejtur shenja dhune ndërsa të njëjtit menjëherë i është dhënë ndihma mjekësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat