Detaje të reja e tronditëse për vdekjen e sportistit në Shkup

Hendboll

Detaje të reja e tronditëse për vdekjen e sportistit në Shkup

Më: 9 prill 2022 Në ora: 20:12
Denis Tot

Vdekja e hendbollistit të ri kroat, Denis Tot, vazhdon të tërheqë shumë vëmendje, sidomos kur po dalin në dritë edhe detaje të reja me atë që ka ndodhur në Shkup. 

“Ka regjistrime nga kamerat e sigurisë, të cilat tregojnë se Tot është rrahur para se të shtrohej në spital, ku mjekët nuk kanë mundur t'i shpëtojnë jetën!

Sipas portalit “Istinomer”: “Pamjet e kamerave vëzhguese tregojnë një i ri dhe një vajzë që dalin nga një lokal nate në Shkup dhe hipin në një taksi, të ndjekur nga fatkeqi Tot. Pas kësaj, ata kanë dalë nga automjeti dhe e kanë goditur dy herë, hendbollisti është rrëzuar menjëherë përtokë dhe më pas vajza e ka goditur disa herë në kokë.

Hendbollisti i ri nuk ka lëvizur fare dhe as që ka bërë rezistencë. Pasi kanë parë se ai ishte pa ndjenja, dy persona kanë tentuar ta ndihmojnë dhe ta ringjallin, por nuk ia kanë dalë dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes”.

Gazetari nga Shkupi, Tomislav Kezharovski, ka bërë të ditur se në qendrën tregtare, ku ka edhe një disko, ka disa kamera vëzhgimi, dhe disa prej tyre kanë regjistruar një konflikt që fatkeqësisht ka qenë fatal për Denis Tot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat