Milatoviq tregon si e fituan titullin e Kosovës

Hendboll

Milatoviq tregon si e fituan titullin e Kosovës

Nga: K.G. Më: 5 maj 2022 Në ora: 12:18
Milatoviq tregon si e fituan titullin e Kosovës

Reprezentuesja e Kosovës, Natalija Milatoviq, anëtare e kampiones së Kosovës, tha se puna u shpërblye!

Istogu mbrëmë festoi titullin e kampionit, titull i shumë merituar. Istogu tregoi mbrëmë se është më i mirë se Ferizaj, duke udhëhequr tërë kohën, ndërsa në 10 sekondat e fundit iu ngushtua fitorja në një gol dallim (26:25). 

"Kampionatin e ka vendosur organizimi i mirë i klubit tonë, mbrojtja e fortë dhe sulmi i mirë e efikas.

Natyrisht e gjithë kjo me atmosferë të mirë dhe përkrahje të madhe”, thotë Natalija Milatoviq, që ka shkëlqyer te Istogu në ndeshjet finale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat