Ferizaj e mundi vetveten në dy ndeshjet e finales!

Hendboll

Ferizaj e mundi vetveten në dy ndeshjet e finales!

Nga: Kemajl Goca h Më: 5 maj 2022 Në ora: 12:31
Ferizaj e mundi vetveten në dy ndeshjet e finales!

Dje u zhvillua finalja e dytë e play-off-it të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat), mes Ferizajt dhe Istogut!

Nëse merret e analizohet ndeshja e parë, po ashtu edhe ndeshja e djeshme, Ferizaj të dy herët e mundi vetveten me gabime të shumta. Sidomos në ndeshjen e djeshme ka pasur gabime të shumta të hendbollisteve, duke humbur topa, që Istogu nuk ia fali!

Prandaj, një klub që pretendon trofe të paktën duhet t’i shikojë statistikat e secilës lojtare dhe pse ndodhën gjithë ato gabime. Edhe disa njohës të hendbollit ferizajas thonë: "Ferizaj e mundi vetveten, ndërsa Istogu është kampion me meritë!".  

Krejt në fund, të kesh në radhët e ekipit lojtare me përvojë shumëvjeçare e të humbën gjithë ato topa, kjo do një analizë të thellë të vet klubit para ndeshjeve të Kupës së Kosovës! 

Trajneri Granit Sahiti duhet të kërkojë llogari nga vetvetja dhe kryetari Xhavit Morina t'i kërkojë statistika në tërësi, se çfarë nuk shkoi dje!

Pa një analiza, pa një kërkim llogarie, suksesi është larg sepse secila lojtare duhet të jap llogari për dështime në momente kur nuk dështohet! Disa lojtare sillen si fituese pa u fituar loja, kjo edhe iu kushtoi me humbjen në takimin e djeshëm (25:26) nga Istogut dhe të kampionatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat