Imeri i kundërvihet Dervish Berishës: Mos ja futni kot!

Hendboll

Imeri i kundërvihet Dervish Berishës: Mos ja futni kot!

Nga: K.G. Më: 8 maj 2022 Në ora: 19:52
Imeri i kundërvihet Dervish Berishës: Mos ja futni kot!

Veprimtari i shquar sportiv, Lulzim Imeri, i kundërvihet ish hendbollistit të viteve të 70-ta e 80-ta, Dervish Berisha, për kritikat ndaj klubit të hendbollit Istogu (femrat).

Imeri tha se nuk është mirë vetëm të kritikohet por edhe të urohet! Berisha ka sulmuar ashpër Istogun që ka shumë hendbolliste të huaja në radhët e saja. 

“Pse more gjithmonë jemi të lindur me kritikuar e jo uruar.

Pse ky që ka kritikuar (po me vjen keq nuk po e njoh) nëse veç ju ka jap rasti me u paraqit në ndonjë klub jashtë Kosovës e mos me përkrah si ju kish dukur.

E tash klubet e mëdha botërore, me shumicën e lojtarëve të huaj nuk e meritojnë me festuar titujt e tyre.
Mos ja futni kot!

Urime KH Istogut  - femrat

Le të na përfaqësojnë sa më mirë në arenën ndërkombëtare a kritikuesit le të mbesin duke kritikuar se asisoj janë të gatuar”, komenton Imeri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat