Dy gjysmëfinale të forta

Hendboll

Dy gjysmëfinale të forta

Më: 13 maj 2022 Në ora: 21:53
Dy gjysmëfinale të forta

Besa Famgas ka kompletuar një kampionat plotësisht të suksesshëm.

I ka fituar të gjitha ndeshjet dhe e ka fituar titullin e kampionit, duke vazhduar kështu dominimin në Superligën e Kosovës në hendboll.
Skuadra pejane kërkon suksesin edhe në garat për Kupën e Kosovës.

Turneu final i Kupës zhvillohet të shtunën e të dielën në qytetin e hendbollit, Ferizaj.

Besa në gjysmëfinale takohet me Prishtinën, skuadrën të cilën e mposhti në finale të plejofit. Ndeshja Prishtina – Besa Famgas është të shtunën nga ora 20:00. Besa llogarit në kalim në finale, por edhe Prishtina ka planet dhe synimet e saj. Ndeshjet për Kupë janë të paparashikueshme, andaj me të drejtë pritet një sfidë interesante dhe dramatike. Në Ferizaj nuk do të mungojnë as shikuesit dhe në atmosferë të mirë edhe hendbolli i shfaqur pritet të jetë i nivelit më të lartë.

Interesante do të jetë edhe gjysmëfinalja e parë e hendbollistëve. Të shtunën prej orës 18:00 takohen Deçani e Kastrioti. Të dy skuadrat do të kenë përkrahje nga shikuesit, ndërsa kanë pasur kohë të mjaftueshme në dispozicion që të përgatiten për ndeshjet e Kupës.

Deçani ka arritur sukses historik me kualifikim në gjysmëfinale, por synon hapin tutje. Ndërkohë Kastrioti në palestrën e tij synon të dëshmojë që është në rrugën e duhur për kthim në majën e hendbollit tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat