Lulzim Shabani rikthehet në KH Kastrioti! Ibrahimi: Negociatat për lojtarë tjerë vazhdojnë

Hendboll

Lulzim Shabani rikthehet në KH Kastrioti! Ibrahimi: Negociatat për lojtarë tjerë vazhdojnë

Nga: K. Goca Më: 28 maj 2022 Në ora: 12:42
Lulzim Shabani rikthehet në KH Kastrioti! Ibrahimi: Negociatat për lojtarë tjerë vazhdojnë

Kastrioti i Ferizajt nuk ndalet, rikthen në radhët e veta edhe Lulzim Shabanin pas Festim Mustafës!

Shabani është prej lojtarëve më të mirë në vendin tonë dhe anëtar i Kombëtares së Kosovës. 

Nënkryetari i klubit me renome, Fikret Ibrahimi, thotë se janë në negociata edhe me hendbollistë të tjerë por nuk jep detaje të tjera.

Ferizajasit po hulumtojnë tregun që të përforcohen sa më shumë, me synime që në edicionin e ri të luftojnë për titull dhe Kupën e Kosovës.   

“KH Kastrioti vazhdon me negociata dhe angazhim të lojtarëve për edicionin e ri të garave në Kampionatin e Hendbollit të Kosovës.

Sot u dakorduam që pjesë e Klubit do të jetë hendbollisti i mirënjohur Ferizajas Lulzim Shabani i cili rikthehet ne KH Kastrioti nga Prishtina ku ka luajtur edicionin e kaluar.

Negociatat për lojtarë tjerë vazhdojnë ngase Kryesia e Klubit është e përkushtuar në punën e saj”, njofton Ibrahimi.

KH Kastrioti brenda dy ditëve ia rrëmben dy lojtarë Prishtinës, duke i shkaktuar tronditje.

Kastrioti ka përfunduar në vend të pestë me 27 pikë në edicionin që e lamë pas dhe ishte në finalen e Kupës së Kosovës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat