Thaçi krenar për titullin në Austri

Hendboll

Thaçi krenar për titullin në Austri

Më: 8 qershor 2022 Në ora: 11:41
Thaçi krenar për titullin në Austri

Trajneri i Kosovës, Ibish Thaçi , ka arritur tjetër sukses kulmor. Ai e ka udhëhequr skuadrën UHK Krems drejt titullit të kampionit të Austrisë në hendboll.

Thaçi me Kremsin kanë siguruar titullin fundjavën e kaluar.

Në finale e mposhtën skuadrën HC Hard që kishte fituar titullin e kampionit në vitin e kaluar.
Thaqi 42-vjeçar është prej trajnerëve më të vlerësuar në Austri. Ka disa trofe të fituar.

Ai ishte shumë i suksesshëm edhe si lojtar dhe njëjtë po vazhdon në postin e trajnerit.

Thaqi ia ka kushtuar titullin nënës së ndjerë.

“Titulli është për nënën time. Ajo ka shikuar nga lartë. Përndryshe ajo gjithnjë ka përcjellë ndeshjet e skuadrës tonë”, ka thënë Thaçi .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat