Eliza Hajdari, një talente që premton

Hendboll

Eliza Hajdari, një talente që premton

Nga: K. Goca Më: 23 qershor 2022 Në ora: 16:44
Eliza Hajdari, një talente që premton

Klubet e hendbollit i kushtojnë rëndësi punës me gjeneratat e reja, duke kërkuar që të nxjerrin lojtare sa më cilësore për të ardhme.

Ndër klubet që punon pareshtur me talentet është edhe Ferizaj dhe shembull për shumë ekipe tjera në Kosovë.

Trajneri Granit Sahiti punon me përkushtim edhe me lojtare të reja. 

Image

Në klubin ferizajas është një numër i madh i hendbollisteve të reja, që punojnë me elan të shtuar dhe njëherësh për të arritur më të mirën.

Eliza Hajdari është një talente që pritet shumë në të ardhmen. 

Ajo luan për kadetet e Ferizajt dhe është e frytshme në çdo ndeshje.

Eliza paraqitet në pozitën e alos së djathtë. Eliza synon që me punë të arrijë sa më shumë në të ardhme. 

14-vjeçarja u paraqit në ndeshjen e fundit finale për Ferizajn kundër Shqiponjës së Gjakovës, e cila u zhvillua të hënën që e lamë pas. Eliza edhe prindin e ka pasur sportist, Avni Hajdari i cili ka referuar në futboll.   

Ferizaj është kampione për kadete, kjo e bën krenare Elizën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat