Izet Gjinovci: Uroj gazetën ‘Bota sot”, një zë i fuqishëm i sportit

Hendboll

Izet Gjinovci: Uroj gazetën ‘Bota sot”, një zë i fuqishëm i sportit

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 11:42
Izet Gjinovci: Uroj gazetën ‘Bota sot”, një zë i fuqishëm i sportit

Izet Gjinovci, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës, uron 27 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.

Gjinovci tha se gazeta “Bota sot” asnjëherë nuk u ndal duke shkruar dhe paraqitur sukseset e klubeve dhe të kombëtareve të Kosovës.

“Uroj 27 vjetorin e gazetës “Bota sot, e cila po bën një punë të madhe në informim të shpejt, të drejtë dhe korrekt. Është gazetë që shkruan për të arriturat në përgjithësi të sportit, në veçanti është si krah i djathtë i hendbollit. 

Gazetë që gjithmonë pa dallim shkruan për klubet e hendbollit dhe Kombëtaret e Kosovës, për të gjitha kategoritë.

Është zëri i fuqishëm i hendbollit dhe vazhdimisht shkruan për të gjitha ngjarjet, duke e mbajtur të informuar lexuesin e saj. Është gazetë që pasqyron më së miri aktivitete pa dallim gjinie. Uroj edhe shumë e shumë vite të tjera”, uron Gjinovci..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat