Suzana Ujkiq: Gazeta “Bota sot” dhe gazetari Kemajl Goca, janë oksigjen për sportistët

Hendboll

Suzana Ujkiq: Gazeta “Bota sot” dhe gazetari Kemajl Goca, janë oksigjen për sportistët

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 12:48
Suzana Ujkiq

Suzana Ujkiq, hendbolliste e kombëtares së Kosovës dhe anëtare e ekipit të Ligës së Tretë të Francës, Yutz, tha se gazeta “Bota sot” është shtyllë e informimit për hendboll dhe për të gjitha sportet.

Ujkiq nga Tuzi i Malit të Zi, tha se “Bota sot” asnjëherë nuk e anashkalon gjininë femërore, por gjithmonë iu jep hapësirë njësoj si sportistëve meshkuj.

“Uroj 27 vjetorin e gazetës “Bota sot”, e cila është edhe një frymëzim për mu si lojtare, sepse gjithmonë shkruan për sportin sidomos për hendbollin!

Image

Ajo që më impresionon shkruan për gjithë sportistët shqiptarë kudo që jetojnë e veprojnë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut, diasporë e kudo, është zëri i tyre i fuqishëm.

Uroj 27 vjetorin e gazetës “Bota sot” dhe qindra vite të lumtura. Gazeta “Bota sot” dhe gazetari Kemajl Goca, janë si oksigjen për sportistët.  Gazetë që raporton me profesionalizëm dhe gjithmonë me lajme të shpejta”, thotë Ujkiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat