Shala: Nuk e kanë guximin të thonë të vërtetën 

Hendboll

Shala: Nuk e kanë guximin të thonë të vërtetën 

Nga: K. G. Më: 30 qershor 2022 Në ora: 21:03
Shala, majtas

Kryetrajneri i kampionit të Kosovës, klubit të hendbollit Istogu (femrat), Faruk Shala, tha se është mëkat që hendbollit nuk është pjesë e Lojërave Mesdhetare, në mungesë të buxhetit nga Komitetit Olimpik të Kosovës.

Shala shprehet kritikë në këtë drejtim për faktin se hendbolli meriton më shumë respekt.  

“Hendbolli është sporti kolektiv me i suksesshëm në vendin tonë, ndoshta nuk është imja të them, por kam parë që për disa ditë po diskutohet, mirëpo askush nuk po e përmend, apo nuk e kanë guximin të thonë të vërtetën ku ta di, e një realiteti që kombëtarja e Kosovës U21 është e vetmja kombëtare në sportet kolektive që ka marrë pjesë në Kampionat Botëror përmes fazës kualifikuese, duke e kaluar atë dhe duke u kualifikuar, dhe është paraqitur në Kampionatin Botëror të hendbollit të mbajtur në Spanjë.

Ky është suksesi më i madh i sporteve kolektive pas luftës, andaj me plot përgjegjësi e them që kombëtarja e meshkujve është e vetmja kombëtare qe e ka pas vendin meritor të jetë pjesë e Lojërave Mesdhetare, edhe për faktin që është e vetmja kombëtare që ka qenë shumë afër kualifikimit me kombëtaren A në Kampionat Evropian, faktikisht i ka munguar vetëm një fitore. 

Kombëtarja e meshkujve e hendbollit ka mundur të na përfaqësoj denjësisht, unë nuk kam informatë as për shkaqet e mospjesëmarrjes as për mundësit buxhetore, pa anashkaluar sportet individuale që me rezultatet e tyre jemi shumë krenarë, e kam thënë disa herë edhe publikisht sporti është ambasadori me i mirë i shtetit tonë.

Është krejt diçka tjetër kur merr pjesë një kombëtare në sportet kolektive në evente te mëdha siç janë Lojërat Mesdhetare, kampionatet evropiane, botërore, apo eventualisht Lojërat Olimpike, impakti është shumë më i madh i përfaqësimit shtetërorë sa sa pjesëmarrjes se çdo sportisti individual.

Kujtojë që këtë e din të gjithë njohësit e sportit, prandaj është shumë më e vështirë të arrihet kualifikimi më sporte kolektive se sa më sportet individuale, urojë suksese për të gjithë sportistet atje, dhe njeherit shpresoj që shteti ynë të bëj më shumë për përfaqësime të tilla në të ardhmen”, komenton Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat