KHF Kastrioti po del nga gjumi i thellë, negociojnë me një ukrainase 

Hendboll

KHF Kastrioti po del nga gjumi i thellë, negociojnë me një ukrainase 

Nga: Kemajl Goca Më: 5 korrik 2022 Në ora: 15:41
KHF Kastrioti

Kastrioti i Ferizajt (femrat), duket se po del nga gjumi i thellë dhe po kërkojnë të përforcohen me hendbolliste të jashtme.
Merret vesh se janë në negociata me një hendbolliste nga Ukraina, duke iu falënderuar të palodhshmit Ekrem Beqa, drejtor i klubit.

“Ata po tentojnë të përforcohen me një lojtare nga Ukraina”, tha një burim për gazetën “Bota sot”.

Trajnerja Lirie Muhaxheri, me bashkëpunëtoren e saj, Vlora Jashari, nuk dihet ende se a kanë paraqitur ndonjë plan, çfarë i duhet, në cilat pozicione të përforcohen për edicionin e ri apo nuk kanë hartuar asgjë deri me tash! 

Megjithatë, pritet që presidentja e klubit Erza Hasani me drejtorin Beqa, kësaj radhe të reagojnë sa i përket përforcimeve, mos të bazohen në shpresat e dikujt tjetër, që ta presin ditën e fundit të afatit kalimtar si vitin e kaluar dhe të mbeten pa përforcime. 

Mbetet të shihet, do të përforcohen apo jo! Ndryshe nëse nuk përforcohen, do të jetë edhe një dështim i radhës për një klub që ka fituar 7 tituj pas lufte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat