Erza Hasani: Jemi në fazën finale të përmbylljes së negociatave me disa lojtare të njohura

Hendboll

Erza Hasani: Jemi në fazën finale të përmbylljes së negociatave me disa lojtare të njohura

Nga: Kemajl Goca Më: 10 korrik 2022 Në ora: 17:56
Erza Hasanii, kryetare e KHF Kastriotit

Kryetarja e klubit të Kastriotit të Ferizajt (femrat), Erza Hasani, ka bërë të ditur se janë në fazën finale të negociatave me disa hendbolliste të njohura.

Erza thotë se është çështje kohe kur do të publikohen emrat e përforcimeve.

Sipas Erzës, po punohet me përkushtim për të ndërtuar një ekip ashtu si i ka hije tempulli të hendbollit.

Erza po angazhohet me mish e më shpirt, për ta rikthyer ekipin në vendin e merituar. 

“KHF Kastrioti është në fazën finale të përmbylljes së negociatave me disa lojtare të njohura, të cilat do të jenë përforcime tejet domethënëse për klubin, ku së shpejti do t’i bëjmë publike.

Kryesia e klubit vlerëson jashtëzakonisht shumë punën e deritanishme të trajnereve aktuale të cilat do të vazhdojnë drejtimin e klubit e po ashtu edhe angazhimin e lojtareve aktuale. 

Përforcimet e reja do t’i japin edhe më shumë mundësi klubit për t’u renditur në pozitat meritore.

Klubi hynë në sezonin e ri me ambicie dhe synime konkrete e me një plan konkret”, thotë Erza për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat