Graçanica reagon për përballjen me Kastriotin: Nuk mundën të takohen skuadrat nga Serbia dhe Kosova

Hendboll

Graçanica reagon për përballjen me Kastriotin: Nuk mundën të takohen skuadrat nga Serbia dhe Kosova

Nga: Kemajl Goca Më: 19 korrik 2022 Në ora: 13:31
Graçanica

Klubi i hendbollit nga Bosnja dhe Hercegovina, Graçanica (meshkujt), reagon për pëtrballjen me Kastriotin e Ferizajt, në kuadër të rrethit të parë të Kupës së EHF-it.

“Sapo është hedhur shorti i çifteve të xhiros së parë të Kupës së Evropës EHF në Vjenë.

Në një short të gjysmëdirigjuar në të cilin nuk mundën të takoheshin skuadrat nga Serbia dhe Kosova, ishim ne ata që morëm si kundërshtar në çiftin e parë të tërhequr një ekip nga këto dy shtete.

Klubi ynë do të ketë për kundërshtar një ekip nga Kosova, KH Kastrioti.

Ndeshja e parë në program është me datën 10/11 shtator, ndërsa nikoqire është skuadra e Ferizajt.

Ndeshja e kthimit është shtatë ditë më vonë në Graçanicë”, shkruan në faqen e Graçanicë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat