Taib Kabashi me mesazh të qartë: Sportistët e Kosovës të martohen me sportiste për një arsye!

Hendboll

Taib Kabashi me mesazh të qartë: Sportistët e Kosovës të martohen me sportiste për një arsye!

Nga: Kemajl Goca Më: 7 gusht 2022 Në ora: 19:09
Taib Kabashi

Trajneri më i mirë në Kosovë, Taib Kabashi, ka një shpjegim interesant edhe për veten e tij dhe kërkon që edhe lojtaret e huaja që luajnë në hendbollin e Kosovës,  të martohen me sportistët tanë! 

Ai tregon se gruan e ka ish basketbolliste dhe nga Bosnja e Hercegovinës.    

Kabashi është kryetrajner i Trepçës dhe Kosovës U-18 (meshkujt), ka një porosi për lojtaret e huaja, më të mirë e më të bukur se djemtë e Kosovës nuk gjeni askund. 

“Mendoj se djemtë e Kosovës janë shumë të mirë, dhe të pashëm. Me të pashmit në Evropë. Unë e kam gruan nga Bosnja, Zumra Kabashi”, thotë Kabashi për gazetën kombëtare "Bota sot".

Trajneri mitrovicas mendon se edhe ofertat po mungojnë të ndërsjella.  

“Oferta duhet me pas sepse i kemi djemtë më të mirë.

Kur dalin jashtë gjithmonë kanë oferta prej vajzave të shteteve tjera.

Sepse janë me të pashëm dhe shoqërohen me vajza të jashtme, me të bukurat. Këtë e them me plot sinqeritet.

Unë jam martuar me Zumrën, ish basketbolliste e ekipit “Jedinstvo” nga Zvorniku i Bosnjës. Porosia ime është që sportistët të martohen me sportiste sepse e kuptojnë më lehtë njeri – tjetrin dhe janë të bashkuar edhe në çdo aspekt”, shprehet Kabashi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat