Bjondina Ramabaja, habit se si ekzistoj si lojtare në Kosovë: Bukën e kemi paguar vetë, por edhe...

Hendboll

Bjondina Ramabaja, habit se si ekzistoj si lojtare në Kosovë: Bukën e kemi paguar vetë, por edhe...

Nga: Kemajl Goca Më: 6 shtator 2022 Në ora: 20:38
Bjondina Ramabaja

Disa klube të hendbollit ballafaqohen me krizë të thellë dhe një Zot e di se si ia dalin edhe disa hendbolliste që të zhvillohen dhe të vazhdojnë aktivitetin e tyre.

Hendbollistja nga Gjilani, Bjondina Ramabaja, që luan në pozitën e alos, tregon për vështirësi të mëdha si lojtare e Dritës së Gjilanit. Ajo tani jeton e vepron në shtetin zviceran.   

Ajo e ka komentuar shkrimin me titull në gazetën "Bota sot": "Me disa trajnerë nuk rritet cilësia e hendbollit femëror në Kosovë!".

 “E gjitha kjo vjen si pasoje e mos plotësimit të kushteve të trajnerit si dhe lojtareve.
Kemi luajt 12 vjet pa asnjë lloj motivi qofte si të puna e pagesës, e mos të flasë për paratë që i kemi dhënë nga xhepat tonë për me ngrënë bukë pas loje, që ka ndodhur shumë herë e kompenzimet per këto kanë qenë shumë të rralla. 

Kushtet në salle kanë qenë të nivelit më të ulët ku kanë mundur me u stërvit lojtaret, ku për shumë vite kemi ushtru ne -10 gradë, na kanë kërcitur dhëmbët nga i ftohti, shiu ka dëmtu tokën ku kemi zhvillu lojërat që sa vite dhe asnjëherë nuk kanë ndërmarrë asgjë për mi përmirësuar këto kushte fillestare, që duhet mi pas çdo sportiste, po prapë ja kemi arrit me qenë kampione në kohen kur kemi qenë kadete për 6 vite rresht! 

E gjitha që na ka mbajt që sa vite ka qenë pasioni për hendbollin se sa për kushte është dashtë mos me ia nis fare këtij sporti.
Po flas si ish hendbolliste e KHF Dritës nga Gjilani. 

Kemi pasur fatin t’i kemi dy trajnerë të mrekullueshëm, axhën Agim (Shkodra të ndjerin) që edhe sot vërehet mungesa e tij, si dhe profesorin Rifat (Shabanin) që nuk e ka lënë klubin me u shuar deri në këtë vit me përkushtimin e tij të palodhshëm”, tregon Ramabaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat