Graçanica ia huq, poston fotografinë e Kastriotit kur Verim Zherka ishte trajner në vitin 2019!

Hendboll

Graçanica ia huq, poston fotografinë e Kastriotit kur Verim Zherka ishte trajner në vitin 2019!

Nga: K. G. Më: 9 shtator 2022 Në ora: 17:42
Graçanica ia huq, poston fotografinë e Kastriotit kur Verim Zherka ishte trajner në vitin 2019!

Klubi boshnjak, Graçanica, ia huq, poston fotografinë e vjetër të klubit të hendbollit Kastrioti nga Ferizajt, kur Verim Zherka ka qenë kryetrajner në edicionin 2018-2019! 

Graçanica nesër dhe pasnesër (18.00) do të luajë me Kastriotin, në kuadër të ndeshjes së Kupës së Evropës.

Kjo fotografi paksa mund ta bëjë xheloz klubin e Prishtinës për faktin se tani e ka Verim Zherkën kryetrajner dhe nuk është tek Kastrioti.

Kastrioti veç ka arritur në Bosnjë dhe Hercegovinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat