Istogu fillon me Samadrexhën, derbi Prishtina – Ferizaj

Hendboll

Istogu fillon me Samadrexhën, derbi Prishtina – Ferizaj

Më: 16 shtator 2022 Në ora: 15:25
Istogu fillon me Samadrexhën,

Me ndeshjen ndaj Samadrexhës, skuadra e Istogut e fillon mbrojtjen e titullit të kampionit të Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave.

Ndeshja Istogu – Samadrexha luhet të shtunën nga ora 18:00. Skuadra e Istogut është favorite, por samadrexhaset do të japin më të mirën.

Të shtunën luhen edhe dy ndeshje tjetra të xhiros së parë në Superligën e hendbollisteve.

Nga ora 15:00 luhet derbi gjakovar në mes të Shqiponjës dhe Vëllaznimit, kurse prej orës 18:00 takohen Jusuf Gërvalla e Vushtrria.

Dy ndeshje tjera janë të dielën. Nga ora 16:00 është kryendeshja e xhiros në mes të Prishtinës dhe Ferizajt, derisa ndeshja Dukagjini – Kastrioti luhet nga ora 17:30. Para ndeshjeve të senioreve luhen ato të kadeteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat