Vëllaznimi fiton në Deçan

Hendboll

Vëllaznimi fiton në Deçan

Më: 18 shtator 2022 Në ora: 21:13
Vëllaznimi fiton në Deçan

Ndeshja interesante mes Deçanit dhe Vëllaznimit i ka dhënë fund xhiros së parë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Kjo ndeshje u luajt të dielën mbrëma në Deçan, ndërsa fitore shënoi skuadra mysafire nga Gjakova me rezultatin 34:31.

Ndeshja ishte interesante dhe me rivalitet, ndërsa më shumë prej saj kishte Vëllaznimi.

Tri ndeshjet tjera të xhiros së parë janë luajtur të shtunën. Në Mitrovicë e Kaçanik kishte më shumë rivalitet, ndërsa Rahoveci fitoi bindshëm ndaj Llapit. Në Mitrovicë, Besa Famgas e mposhti Trepçën, ndërsa në Kaçanik, Kastrioti i Ferizajt fitoi ndaj Vushtrrisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat