KHF Besa: Jemi regjistruar në federatë por nuk kemi marrë fonde nga askush 

Hendboll

KHF Besa: Jemi regjistruar në federatë por nuk kemi marrë fonde nga askush 

Nga: K.G. Më: 22 shtator 2022 Në ora: 16:33
KHF Besa

Klubi i hendbollit Besa e Pejës (femrat), ka sqaruar opinionin në lidhje me zhvillimet e fundit, ku iu është lakuar emri se kinse ka marrë para nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe e Sportit të Kosovës.

Sipas tyre, është ngatërruar emri i tyre.

Rastin e ka sqaruar edhe themeluesi i klubit, Hamza Gjuka.  

“Është ngatërruar emri i klubit të femrave. Besa është regjistruar në federatë por ende nuk kemi xhirollogari bankare, në asnjë vend nuk keni kërkuar fonde, jemi zero me mjete.  

Ende nuk kemi filluar si klub aktivitetet. Le ta gjen dikush një dokument që figuron emri i Besës, që kemi aplikuar dhe kemi marrë fonde, ne do të përgjigjemi. Është ngatërruar emri i Besës”, thotë Gjuka për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Gjuka thotë se po planifikojnë së shpejti të nisin aktivitetin dhe ky do të jetë lajmi më i mirë për komunitetin e hendbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat