Në mesjavë ndeshjet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës

Hendboll

Në mesjavë ndeshjet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës

Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 11:38
Në mesjavë ndeshjet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës

Në mesjavë, përkatësisht të mërkurën e të enjten zhvillohen ndeshjet e rrethit të parë të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll.

Ndeshjet luhen si për hendbollistë ashtu edhe për hendbolliste.

Priten ndeshje të mira, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të ketë ndonjë befasi.

Te hendbollistët, të mërkurën janë ndeshjet: Besa Famgas – Istogu (18:30), Prishtina – Lepenci (17:30), Trepça – Samadrexha (18:00), Rahoveci – Ulpiana (19:30), Kastrioti – Drita (18:00), Deçani – Prizreni (19:00), Vushtrria – Llapi (18:00). Ndeshja e vetme që luhet të enjten është ajo në mes të Vëllaznimit dhe Vjosës (19:00).

Te hendbollistet, ndeshjet e të mërkurës janë: Prishtina – Samadrexha (19:30), Kastrioti – Ulpiana (16:00), Shqiponja – Vjosa (16:00), Vëllaznimi – CLICK (18:30). Të enjten janë ndeshjet Istogu – Dukagjini (20:00), Ferizaj – Drita (17:00), Vushtrria – KEK-u (17:30). Të premten është ndeshja Jusuf Gërvalla – Llapusha (18:00).

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat