Vushtrria fiton derbin me Prishtinën

Hendboll

Vushtrria fiton derbin me Prishtinën

Më: 10 dhjetor 2022 Në ora: 22:46
Vushtrria

Vushtrria ka shënuar fitoren më të madhe në këtë edicion të Superligës së Kosovës në hendboll. Vushtrria ka fituar të shtunën mbrëma derbin e xhiros së 12-të ndaj Prishtinës, për të vazhduar serinë pozitive.

29:27 ishte rezultati i ndeshjes që u luajt para një numri të madh shikuesish në Vushtrri. Pjesa e parë u ka takuar mysafirve nga Prishtina që ishin thuajse tërë kohën në epërsi. Epërsia e Prishtinës shkoi deri në katër gola, 7:3, por Vushtrria u afrua gradualisht dhe ia doli të barazoi disa herë. Pas pjesës së parë rezultati ishte 15:14 për Prishtinën.

Pjesën e dytë më mirë e nisën vendasit që shpejtë kaluan në avantazh 19:16.

Më pas epërsia e vushtrriasve në disa raste ishte katër gola, kursePrishtina ia doli vetëm të afrohet në një gol. Në fund rezultati ishte 29:27 për vendasit.

Egzon Vuçitërna shkëlqeu te Vushtrria me shtatë gola. Nga gjashtë i kishin Bozhidar Nikoçeviq dhe Nemanja Drakuloviq, kurse 5 i realizoi Felippe Teixeira. Ndeshje të madhe pati edhe portieri i Vushtrrisë.

Te Prishtina më efikasi ishte Oltion Beshiri me 7 gola. Gjashtë i kishte Sergio Barreto, kurse nga katër i shënuan Agon Bajqinovci e Hamdi Salihu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat