Fitore e madhe e Trepçës në Gjakovë

Hendboll

Fitore e madhe e Trepçës në Gjakovë

Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 23:33
Pamje nga një ndeshje

Trepça ka vazhduar me fitore në Superligën e Kosovës në hendboll. Të dielën në Gjakovë, Trepça e mposhti Vëllaznimin vendas me rezultat 35:30. Ndeshja i ka takuar xhiros së 12-të të kampionatit të Kosovës.

Kushtrim Kastrati ka vazhduar me formë të mirë për “xehetarët”.

Ka shënuar tetë gola dhe ishte më efikasi. Yassine Henahen i shënoi shtatë gola, ndërsa me lojë të mirë u shqua edhe Ermir Smaka.

Ai ndeshje e përfundoi me gjashtë gola të shënuar.

Te Vëllaznimi, Ardi Halili i kishte 11 gola. Shtatë i shënoi Florian Rexha, kurse pesë i kishte Arbër Neziri.

Në xhiron e ardhshme Vëllaznimi është mysafir i Llapit, kurse Trepça i shkon Llapit në Podujevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat