Eshref Beqiri: Një dritë e re shpresëdhënëse...

Hendboll

Eshref Beqiri: Një dritë e re shpresëdhënëse...

Më: 31 dhjetor 2022 Në ora: 21:57
Eshref Beqiri

Ish gjyqtari ndërkombëtar i hendbollit, Eshref Beqiri, ka uruar vitin 2023 gjithë komunitetit të hendbollit dhe të sportit në përgjithësi, me shpresë se Viti i Ri të jetë edhe më i mirë.

 “Viti i Ri është vetëm disa orë larg dhe të gjithë mezi e presim, më shumë ndoshta se çdo vit tjetër. 2022-ta ishte një vit i gjatë, i lodhshëm për shumë prej nesh dhe fatkeq për disa të tjerë që kemi humbur njerëz të zemrës.

Por, një dritë e re shpresëdhënëse na bën të shohim përpara e të shpresojmë për mundësi e qëllime, sfida dhe ndryshime të reja.

Ky Vit i Ri, le t’ju sjellë gjënë më të bukur të jetës dhe njëkohësisht le të jetë vit i realizimeve të ëndrrave tuaja, zoti le t’ju dhurojë atë që më së shumti dëshironi dhe le t’ju ruaj atë që posedoni, t’ju mbushë zemrat me gëzime dhe plot me dashuri…paqja dhe harmonia le t’ju përqafojnë në çdo faqe dhe hap të jetës.

Urime e shumë Gëzuar! Paçit shëndet e zoti ju bekoftë”, ka uruar Beqiri.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat