Belgjika i falet Arbër Qerimit, triumfojnë ndaj Tunizisë në një finish dramatik  

Hendboll

Belgjika i falet Arbër Qerimit, triumfojnë ndaj Tunizisë në një finish dramatik  

Nga: K. Goca Më: 15 janar 2023 Në ora: 22:29
Arbër Qerimi

Në një ndeshje jashtëzakonisht të vështirë, Belgjika ka shënuar fitore me rezultat 31:29 ndaj Tunizisë, në kuadër të Kampionatit Botëror.

Hendbollisti nga Kosova, Arbër Qerimi, ka treguar formë të lartë dhe me 6 gola e tij është prej me të merituarve për fitoren e belgëve.

Arbëri është djali i legjendës së hendbollit, Bujar Qerimi, aktualisht selektor i kombëtares së Kosovës. 

Me më shumë përvojë në këtë nivel, Tunizia pati një fillim të mirë dhe kaloi në epërsi me rezultat 3:1, por Belgjika u zgjua shpejt për të barazuar. 

Portieri i Tunizisë, Yassine Belkaied, bëri tetë pritje gjatë pjesës së parë, duke ndihmuar skuadrën afrikane të kalojë në epërsi (16:14) tre minuta pa përfunduar pjesa e parë.

Por Belgjika ia doli të kthente sërish rezultatin, pasi një ecurie 3:0 dhe rriti ndjeshëm moralin e tyre para pushimit. Simon Ooms dhe Raphael Kötters shënuan për të barazuar para se Tom Robins t'i dërgonte ata përpara vetëm tre sekonda (17:16) para fundit të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, belgët vazhduan aty ku e kishin lënë, duke vendosur epërsinë 22:20 në minutën e 42-të. Tuniziani dukej nervoz dhe humbi shumë topa, dhe rivalët e tyre kapitalizuan gabimet e tyre.

Megjithatë, kjo ndeshje emocionuese mori një tjetër kthesë pasi Tunizia përdori një seri 5:2 në pesë minutat e ardhshme për të kaluar në epërsi me 25:24. Por afrikanët nuk mundën të kontrollonin  avantazhin e tyre në kohën e mbetur.

Belgjika ishte paksa superiore në fazën vendimtare. Të udhëhequr Raphael Kötters dhe Arbër Qerimi, fituan me rezultat 31:29. Duhet theksuar se portieri Jef Lettens ka bërë një pritje vendimtare 45 sekonda e fundit, duke mohuar penalltinë e Mohamed Darmoul.

Fitorja historike me dy gola bëri që belgët të kërcejnë nga gëzimi pas fishkëllimës së fundit.

Në ndeshjen e tyre të fundit në grup, ata do të përballen me Bahreinin të martën dhe Tunizia do të luajë me Danimarkën në të njëjtën ditë, shkruan mes të tjera në faqen IHF-it.

Daniamrka kryeson në Grupin H me 4 pikë, pasojnë Belgjika 2, Tunizia 1 dhe Bahrein 1 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat