Vajza nga Brazili, u zgjodh më e mira në Kosovë! Goncalves ka dy fjalë

Hendboll

Vajza nga Brazili, u zgjodh më e mira në Kosovë! Goncalves ka dy fjalë

Më: 20 janar 2023 Në ora: 15:24
Tainara Luna Goncalves

Tainara Luna Goncalves, hendbolliste e kampiones dhe fitueses së Kupës së Kosovës, Istogu, është krenare që u zgjodh lojtarja më e mirë e vitit 2022 nga Federata e Hendbollit e Kosovës.

Vajza nga Brazili, ndihet krenare për epitetin e më të mirës por është edhe një motiv shtesë për të.

Për brazilianen është edhe befasi e madhe sepse as që e ka menduar ndonjëherë se do të jetë lojtarja më e mirë e shtetit të Kosovës në hendboll. 

“Është një ndjenjë fantastike. Në fakt, ishte një befasi e madhe për mua të zgjidhem si hendbollistja më e mirë në Kosovë për vitin 2022, duke pasur parasysh se jam lojtare e huaj.

Jam shumë, shumë e lumtur që e mora këtë çmim. Synimi për këtë vit është t’i fitoj sërish titullin dhe kupën me Istogun“, thotë Goncalves.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat