Fillon gara në Ligën e Parë

Hendboll

Fillon gara në Ligën e Parë

Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 21:09
Pamje nga një ndeshje

Këtë fundjavë fillon stinori pranveror në Ligën e Parë të Kosovës në hendboll.

Te hendbollistët është java e tetë. Istogu – Ulpiana (18:00) dhe Drita – Dukagjini (19:00) janë ndeshjet e së shtunës.
Prizreni – Lepenci (16:00) dhe Samadrexha – Vjosa (17:00) janë ndeshjet që luhen të dielën.

Ndërkohë hendbollistet e luajnë xhiron e dhjetë të Ligës së Parë. Të shtunën është vetëm një ndeshje.

Deçani e Vjosa takohen prej orës 11:30.

Tri ndeshjet e së dielës janë: Trepça – Prizreni (11:00), KEK-u – Drita (12:00) dhe Ulpiana – CLICK (13:00).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat