Boshnjakët kanë planin kundër Kosovës

Hendboll

Boshnjakët kanë planin kundër Kosovës

Nga: K. Goca Më: 8 mars 2023 Në ora: 17:18
Përzgjedhësi i Bosnjës, Irfan Smajllagiq dhe kapiteni Mirsad Terziq

Gjithçka është gati për sfidën e sotme mes Kosovës dhe Bosnjës e Hercegovinës, e cila do të zhvillohet në orën 20.15 në Qendrën e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Ballafaqimi luhet në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2024 në hendboll.

Boshnjakët thonë se e kanë planin kundër Kosovës, duke shpresuar se do të kthehen me pikë të plota.

Përzgjedhësi i Bosnjës, Irfan Smajllagiq dhe kapiteni Mirsad Terziq, kanë njohuri për Dardanët.

“Na pret një ndeshje shumë e vështirë ndaj një skuadre që luan në terren të vet, një ekip mjaft cilësore, e kompletuar, agresive në terren”, - tha trajneri Smajllagiq.

“Nga ndeshja në ndeshje nuk ka dyshim se gjithçka do të bëhet më mirë dhe shpresoj që në ndeshjen e parë të radhës të dukemi më mirë se në dy të mëparshmet”, ka thënë Terziq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat