Kosova dëshpëron me Bosnjën dhe Hercegovinën!

Hendboll

Kosova dëshpëron me Bosnjën dhe Hercegovinën!

Nga: K. Goca Më: 8 mars 2023 Në ora: 21:47
Pamje nga ndeshja

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar edhe një humbje në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në hendboll.

Bosnja dhe Hercegovina ka shënuar fitore me rezultat 25:22 ndaj Kosovës, në takimin që u zhvillua në Qendrën e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Fitorja e parë për boshnjakët pas dy humbjeve dhe humbja e tretë rresht e Kosovës në kuadër të Grupit 7.

Kosova – Bosnja e Hercegovina 22:25

Qendra e Rinisë dhe e Sportit në Prishtinë.
Shikues: 1.000.
Kosova: Berisha. Dri. Tahirukaj 4, Dre. Tahirukaj 5, Jupa 3, Dedaj 3, Shabani 1, Gegaj 2, Gjuka 4, Mushkolaj, Ramosaj. Muqolli, Ramadani, Basholli, Taci, Zogaj, Gërbeshi.

Bosnja dhe Hercegovina: Ahmetasheviq, Herceg 3, Paniq 4, Vukshiq 2, Buriç 3, Draganiq 2, Boshkoviq 5, Davidoviq 2, Muhoviq 1, Mehmedcehajiq 1, Terziq, Haxhiq, Llonçar 2, Mandiq, Gragjan e Cordalija.   

Ndeshja u përcoll nga një numër mjaft i madh i shikuesve, mbi 1.000.

Boshnjakët avancuan me 0:2, 3:6, pastaj edhe me 5:12 në minutën e 21-të.

Në nëntë minutat e fundit të pjesës së parë, Dardanët luajtën më mirë dhe ngushtuan rezultatin në 9:13 në minutën e 28-të.

Pjesa e parë ka përfunduar me rezultat 14:10 në favor të boshnjakëve. 

Pjesa e dytë një pasqyrë tjetër, të paktën në 10 minutat e parë, një lojë më e mirë e tanëve, por pastaj dëshpëruan.

Në minutën e 34-të, ngushtohet rezultati në 12:15.

Djelmoshat treguan angazhim e lojë të mirë, duke e ngushtuar rezultatin në 2 gola (13:15) në minutën e 36-të. 

Pas 2 minutave edhe në 15:16, në anën tjetër duke shtuar presionin të boshnjakët.

Në minutën e 42-të, barazohet rezultati 16:16, pastaj Kosova kalon edhe në epërsi me 17:16. 

Duket se kjo epërsi i vetëkënaqi Dardanët dhe iu kushtoi shtrenjtë, duke pësuar 7 gola radhazi, seri 0:7.

Bosnja e barazon dhe kalon në epërsi me 17:18, 17:19, 17:22. Në minutën e 50-të, Bosnja shton epërsinë në gjashtë gola (17:23).

Në minutën e 53-të, ngushtohet rezultati 19:23.

Kosova sërish ngushton rezultatin në 20:23 pikërisht në minutën e 55-të.

Në minutën e 57-të, Gjuka ngushton rezultatin në 21:23.

Bosnja ka shënuar fitore me rezultat 25:22 ndaj Kosovës.

Kosova renditet në fund me 0 pikë, ndërsa Bosnja është në pozitën e tretë me 2 pikë.

Ndeshja e radhës Kosova e luan të dielën në Tuzëll (17.00), ku Bosnja dhe Hercegovina është mikpritëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat