Pashke Marku do të luaj edhe për vitin e 14-të për Kreuzlingenin

Hendboll

Pashke Marku do të luaj edhe për vitin e 14-të për Kreuzlingenin

Më: 14 mars 2023 Në ora: 14:34
Pashke Marku në veprim

Lojtarja e rëndësishme e Kombëtares së Kosovës, Pashke Marku, ka vazhduar edhe për një vit kontratën me skuadrën elitare të Zvicrës, Kreuzlingen.

Marku është rritur te Kreuzligeni, ndërsa për këtë skuadër do të luaj për vitin e 14-të.

Ka tetë vjet që Pashkja është në ekipin e parë të Kreuzlingenit, ndërsa në vitet e fundit ka shkëlqyer. Ajo ka vazhduar kontratën edhe për kampionatin e ardhshëm. Vetëm një vit hendbollistja jonë ka luajtur për SPONO Eagles.

Aloja e Kombëtares sonë po paraqitet me shumë sukses në Superligën e Zvicrës, ndërsa do të jetë lojtare me peshë në ndeshjet e muajit të ardhshëm me Poloninë.

Pashkja është e lumtur që ka përcaktuar herët të ardhmen për edicionin e ri. Sheh shumë potencial te Kreuzligeni. Ajo është e motivuar maksimalisht për ndeshjet me Poloninë dhe mezi pret të grumbullohet me Kombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat