Vushtrria gjunjëzon Prishtinën në kryeqytet

Hendboll

Vushtrria gjunjëzon Prishtinën në kryeqytet

Më: 16 mars 2023 Në ora: 22:13
Vushtrria

Hendbollistët e Vushtrrisë kanë shënuar fitore të madhe në kuadër të Superligës A.

Të enjten pasdite në kuadër të xhiros së 21-të, Vushtrria fitoi në kryeqytet ndaj Prishtinës me rezultat 38:33.

Vushtrriasit e nisën ndeshjen më mirë dhe krijuan epërsi prej 3:0 e më pas prej 6:2. Në minutën e 18-të rezultati ishte 14:8 në të mirë të mysafirëve. Prishtina ia doli të afrohet në dy gola (16:14), por Vushtrria u shkëput sërish.

Në pjesën e dytë Prishtina u afrua deri në një gol (28:27, 29:28, 31:30), por prapë mysafirët bënë shkëputje për ta mbyllur ndeshjen me festë.

Bozhidar Nikoçeviq i shënoi nëntë gola për Vushtrrinë. Gjashtë i kishte Felippe Teixeira, ndërsa nga pesë i shënuan Nemanja Drakuloviq dhe Erkan Abazxhiku.

Te Prishtina më efikasi ishte Oltion Beshiri me 6 gola. Nga 5 i shënuan Agon Bajqinovci e Enis Kuleta.

Vushtrria ka kaluar në vendin e pestë me 20 pikë. Prishtina mbetet e treta me 21 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat