Istogu - Ferizaj, ndeshja më interesante e javës

Hendboll

Istogu - Ferizaj, ndeshja më interesante e javës

Më: 17 mars 2023 Në ora: 17:21
Pamje nga ndeshja Istogu - Ferizaj

Istogu – Ferizaj është ndeshja më interesante e javës së 13-të në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat).

Kjo ndeshje luhet të dielën prej orës 18:00 dhe e mbyll xhiron.

Kampioni aktual, Istogu, i ka fituar 12 ndeshjet e deritashme dhe udhëheq me 24 pikë.

Është favorit edhe për ndeshjen e së dielës.

Ferizaj është i treti me 19 pikë.

Të shtunën janë katër ndeshjet tjera: Vushtrria – Vëllaznimi (17:30), Samadrexha – Kastrioti (17:00), Jusuf Gërvalla – Shqiponja (16:00) dhe Dukagjini – Prishtina (15:30).

Në Ligën e Parë të hendbollisteve, ndeshjet e xhiros së 14-të luhen të dielën: Prizreni – CLICK (10:00), Llapusha – Vjosa (14:00), Trepça – Deçani (12:00), KEK-u – Ulpiana (14:00).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat