Sonte përcaktohet finalisti i fundit

Hendboll

Sonte përcaktohet finalisti i fundit

Më: 16 maj 2023 Në ora: 11:24
Pamje nga një ndeshje

Të martën prej orës 18:00 luhet ndeshja e fundit e gjysmëfinales së plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat).

Në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj takohen skuadra e Ferizajt dhe skuadra e Vushtrrisë.

Pas dy ndeshjeve rezultati është 1:1 dhe skuadra që shënon fitore i bashkohet Istogut në finale.

Ndeshjen e parë në Ferizaj skuadra vendase e kishte fituar me rezultat 25:18. Të shtunën në Vushtrri, fitore shënoi skuadra vendase me rezultat 23:22.

Kështu finalisti do të caktohet në ndeshjen e tretë.

Pritet hendboll i mirë dhe ndeshje interesante.
Istogu pas dy ndeshjeve e ka eliminuar Kastriotin.

Te hendbollistët, në finale takohen Besa Famgas e Trepça. Ndeshja e parë është në fundjavë në Pejë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat