Sonte finalja interesante në “Minatori”

Hendboll

Sonte finalja interesante në “Minatori”

Më: 25 maj 2023 Në ora: 11:28
Ndeshja luhet prej orës 20:15 në palestrën “Minatori” në Mitrovicë

Trepça dhe Besa Famgas takohen në ndeshjen e dytë të serisë finale në plejofin e Superligës së Kosovës në hendboll, në kategorinë e meshkujve.

Ndeshja luhet prej orës 20:15 në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, ndërsa pritet të ketë numër të madh shikuesish.

Trepça kërkon ta barazojë rezultatin në serinë finalen në 1:1, derisa Besa Famgas udhëton për ta siguruar titullin e dhjetë rresht të kampionit.

Ndeshjen e parë të luajtur në Pejë, Besa e fitoi me tri gola dallim. Ndeshja e parë ishte interesante dhe e hapur deri në fund.

Edhe sonte pritet ndeshje atraktive dhe me hendboll cilësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat