Natalia e Tina ndahen me Istogun 

Hendboll

Natalia e Tina ndahen me Istogun 

Nga: K. G. Më: 27 maj 2023 Në ora: 12:20
Tina,Hetemi, Faruk Shala e Ntalia Millatoviq

Ashtu siç kemi paralajmëruar mbrëmë ashtu edhe ndodhi, Istogu ndahet me tri hendbolliste.

Pas pensionimit të lojtares braziliane Dayane Pires da Rocha, largohen edhe Natalia Millatoviq e Tina Hetemi.

“Natalia Milatovic e Tina Hetimi ndahen me Istogun.

Natalia Millatoviq dhe Tina Hetemi nuk janë me pjesë e skuadrës kampione të Kosovës Istogu, Nato dhe Tina karrierën do ta vazhdojnë jashtë vendit, hendbollistet e lindura në Podgoricë, Te Istogu kanë ardhur para katër vitesh dhe me Istogu kanë fituar gjithçka që mund të fitohet në hendbollin e Kosovës.

Ato kanë fituar edhe shtetësinë Kosovarë dhe janë anëtare të përfaqësueses se Kosovës,  madje Natalija Millatoviq është paraqitur për Kosovën në shumë ndeshje të kombëtares si U19 dhe Tek kombëtarja A,

Me Istogun ka fituar dy tituj të kampionit tre kupa te Kosovës dhe Superkupën, ndërsa Tina ka pasur një shkëputje të shkurtër me Istogun pasi u paraqit edhe në Superligen turke,

Me Istogun ka fituar dy kupa te Kosovës një titull kampioni dhe Superkupen e Kosovës. KHF Istogu i falënderon shumë për kontributin e dhënë në klubin tonë dhe ju dëshironi shumë suksese në vazhdim të karrierës”, njoftton KHF istogu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat