Millatoviqi i drejtohet kampiones së Kosovës: Unë u rrita me ju por po largohem 

Hendboll

Millatoviqi i drejtohet kampiones së Kosovës: Unë u rrita me ju por po largohem 

Nga: K. G. Më: 27 maj 2023 Në ora: 12:33
Faruk Shala dhe Natalia Millatoviq

Hendbollisja Natalia Millatoviq pas një kohe të gjatë largohet nga radhët e kampiones së Kosovës, Istogu.

Lojtarja malazeze i është mirënjohëse ekipit të Istogut, me të cilën ka kaluar periudhën më të artë.

 “Pas katër viteve të mrekullueshme të kaluara në këtë klub, ka ardhur koha që unë të marr një sfidë të re. 

Faleminderit këtij qyteti të mrekullueshëm të Istogut, të gjithë njerëzve të mirë dhe mbështetësve tonë. 

Falënderim i madh për KHF Istogun, trajnerin Faruk Shala, bashkëlojtaret, sponzorët tanë, tifozët dhe të gjithë njerëzit që kanë qenë me mua gjatë kësaj periudhe të gjatë.

Unë u rrita me ju, faleminderit që më pranuat dhe më dhatë gjithë mbështetjen tuaj, zemra ime është plot dhe do të jeni gjithmonë pjesë e imja në çdo hap. 

Po largohem, por është e vështirë, me lot në sy, kjo përvojë këtu është e paharrueshme dhe do të më ndjekë gjatë gjithë jetës time. 

Faleminderit që më bëtë të ndihem si në shtëpinë time gjatë gjithë këtyre viteve dhe që më dhatë mundësinë të rritem me ju dhe të ndërtoj veten si personalitet dhe lojtare.

Ju dua me gjithë zemër dhe do të më mungoni shumë!”, ka shkruar Millatoviq në profilin e saj në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat