Skuadra shqiptare përforcohet me Sevda Ozkanin

Hendboll

Skuadra shqiptare përforcohet me Sevda Ozkanin

Nga: K.G. Më: 27 maj 2023 Në ora: 17:49
Çairi Sevda Ozkan

Skuadra shqiptare Çairi me trajnerin Basri Latifi vazhdojnë me përforcime për edicionin e ri të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut.

Çairi është përforcuar me hendbollisten turke Sevda Ozkan.

“Një tjetër transfer Bombë në Çair:

Njëra nga lojtarët më të mira të Kombëtares së Turqisë vjen në Çair të Shkupit.

WHC ÇAIR ka bërë një hap të madh për sezonin e ardhshëm, duke rënë dakord për transferimin e Sevda Ozkan.

Bombarduesja me dorën e majtë, mund të luajë në dy pozicione, në pozicionin e krahut të djathtë dhe ai i mbrojtësit të djathtë.

Ajo ka lindur në qytetin e Bursës dhe pritet të jetë një pjesë e rëndësishme e ekipit tonë.

Kjo dhe gjithçka tjetër tregon për seriozitetin e projektit të klubit tonë drejt sukseseve kulmore.  

Po ndërtojmë një skuadër superiore për sezonet e ardhshme dhe nënshkrimi i Sevda Ozkan është pjesë e synimit që skuadra të marrë përforcime cilësore në çdo pozitë”, njofton klubi i Çairit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat