Hendbollistet e Vëllaznimit mbesin në Superligë

Hendboll

Hendbollistet e Vëllaznimit mbesin në Superligë

Më: 31 maj 2023 Në ora: 23:06
Pamje nga ndeshja

Skuadra gjakovare, Vëllaznimi, ka mbetur në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat).

Mbetjen në Superligë, skuadra kuqezi e konfirmoi të mërkurën kur u luajt ndeshja e plejautit.

Në Prishtinë, Vëllaznimi e mposhti skuadrën e KEK-ut me rezultat 34:24.

Kështu KEK-u i Obiliqit edhe edicionin e ardhshëm do të garojë në Ligën e Parë.

Pjesa e parë ishte plotësisht e barabartë, ndërsa në epërsi ishin herë njëra e herë skuadra tjetër.

Shkëputja e Vëllaznimit u bë në fillimin e pjesës së dytë.

Epërsia e skuadrës gjakovare sa shkonte e rritej dhe në fund ishte dhjetë gola.

Edona Radoniqi i shënoi 12 gola për Vëllaznimin, ndërsa nga tetë i kishin Bora Zejnullahu e Arona Kalludra.

Elona Grajçevci i shënoi 12 gola për KEK-un. Tetë i shënoi Nazife Asllani e katër Albulena Tërbunja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat