Blerta nuk ia kthen shpinën Istogut

Hendboll

Blerta nuk ia kthen shpinën Istogut

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 18:19
Blerta Ahmetxhekaj

Portierja Blerta Ahmetxhekajt i mbetet besnike kampiones dhe fitueses së Kupës së Kosovës, Istogu. 

Me Blertën Istogu pretendon suksese të radhës. 

Blerta nuk ia kthen shpinën Istogut.

“Porta e skuadrës kampione të Kosovës i besohet edhe për një vit Blerta Ahmetxhekajt!

Istogu ka vazhduar bashkëpunimin edhe me një hendbolliste që është produkt i akademisë së klubit, është Blerta

Ahmetxhekaj portierja e skuadrës së trofeshme të cilës do t’i besohet porta e Istogut sërish.

Viti 2023 ishte vit i veçantë për Blertën, në fillim të vitit ajo u shpall portierja më e mirë në Kosovë, duke e vazhduar këtë vit me suksese, ajo me Istogun fitoi Superkupën, Kupën e Kosovës dhe titullin e kampionit, duke e çuar në tre numrin e trofeve të fituar brenda vitit.

Këto nuk ishin të gjitha të mirat e këtij viti, Blerta ditë me parë mori propozim për fejesë nga Agron Gashi, ndërsa sot vazhdoj kontratën edhe për një vit me klubin ku u rritë dhe arriti të gjitha sukseset e mundshme duke u bërë pjesë dhe ruajtur me sukses edhe portën e Kombëtares së Kosovës.

KHF Istogu i dëshiron suksese të reja me skuadrën tonë, dhe çiftit të ri lumturi në jetë”, njofton KHF Istogu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat