Trajner kroat godet Veselin Vujoviqin: Emërimi i tij, do të ishte një gabim i madh 

Hendboll

Trajner kroat godet Veselin Vujoviqin: Emërimi i tij, do të ishte një gabim i madh 

Më: 25 janar 2024 Në ora: 16:13
Veselin Vujoviq

Kritika të forta për kombëtaren e Kroacisë dhe selektorin Goran Përkovac pas eliminimit nga Kampionati Evropian në hendboll. 

Në ndeshjen e fundit Kroacia fitoi (30:24) ndaj Gjermanisë, por ajo ndeshje nuk pati rezultat pasi më herët kishin humbur shpresat. 

Nga ana tjetër, trajneri kroat Petar Metliçiq, e ka goditur Veselin Vujoviq.

Është thënë se të gjithë kanë frikë nga Zoran Gopac (kryetar i Federatës së Hendbollit të Kroacisë), i cili dëshiron ta emërojë Veselin Vujoviqin për selektor, shkruan mediumi kroat "24 sata".

“Me Gopacin nuk kam asnjë problem, as nuk kam frikë prej tij. Ai është një person i fuqishëm në hendboll, por nuk e di pse duhet të ketë frikë.

Unë nuk varem prej tij. As nuk dua gjë prej tij.

E sa i përket Vujoviqit, do të ishte një gabim i madh, Vujoviq nuk ka çfarë të drejtojë kombëtaren e Kroacisë! Ka njerëz më të mirë, do të ishte një gabim i madh”, tha Metliçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat