Pritet garë shumë e fortë

Hendboll

Pritet garë shumë e fortë

Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 10:24
Paje nga një ndeshje

Në fundjavë vazhdon gara në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Xhiroja e 15-të është e para për këtë vit.

Gara për titull të kampionit pritet të jetë shumë e fortë, dramatike dhe interesante deri në fund. Aktualisht Rahoveci udhëheq në tabelë me 28 pikë.

Skuadra rahovecase i ka fituar të gjitha 14 ndeshjet e stinorit vjeshtor.

Kampionia aktuale, Besa Famgas, është e dyta me 22 pikë.

Trepça është e treta me 20 pikë, ndërsa pason Kastrioti me 16 pikë dhe Prishtina me 14 pikë. Deçani, Vushtrria e Vëllaznimi janë në tri pozitat e fundit.

Në afatin kalimtar të janarit është forcuar sidomos Kastrioti, që pritet të përfshihet në garë për trofe.

Ndërkohë nga Trepça janë larguar shumë lojtarë dhe mbetet të shihet si do ta përballojnë mitrovicasit këtë.

Ndeshjet e xhiros së 15-të janë: Deçani – Vëllaznimi, Vushtrria – Besa Famgas, Kastrioti – Trepça, Prishtina – Rahoveci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat