Të mërkurën fillon IHF Trophy Intercontinental

Hendboll

Të mërkurën fillon IHF Trophy Intercontinental

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 22:18
Pamje nga një stërvitje

Në Tashkent të Uzbekistanit, të mërkurën fillon kampionati IHF Trophy Intercontinental. Kampionati zhvillohet për hendbolliste, për grupmoshën U20 dhe U18.

Kombëtarja e Kosovës paraqitet në grupmoshën U18, ndërsa e kërkon suksesin. Kombëtarja jonë është në grupin B së bashku me Uzbekistanin dhe Guatemalën.

Të mërkurën prej orës 8:00 është ndeshja Uzbekistani – Guatemala.

Vajzat tona e kanë ndeshjen e parë të enjten prej orës 8:00 ndaj Uzbekistanit.

Të premten prej orës 8:00 është ndeshja Guatemala – Kosova.

Në Grupin A janë Nigeria, Guadalupe dhe Kaledonia e Re.

Të shtunën janë gjysmëfinalet dhe të dielën finalja dhe ndeshja për vendin e tretë.

Dy Kombëtaret më të mira kualifikohen në Botërorin U18 që në gusht mbahet në Kinë.

Kombëtarja jonë të martën ka arritur në Tashkent dhe në mbrëmje e zhvilloi një stërvitje. Vajzat tona janë maksimalisht të motivuara për të siguruar kualifikim historik në Botëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat