Amar Muqolli, lojtari që shkëlqeu në kualifikimin e Kosovës U18 në Kampionatin Botëror

Hendboll

Amar Muqolli, lojtari që shkëlqeu në kualifikimin e Kosovës U18 në Kampionatin Botëror

Më: 18 mars 2025 Në ora: 11:15
Amar Muqolli në mes

Amar Muqolli, lojtari më i mirë në IHF Trophy Intercontinental!

Amar Muqolli ka shkëlqyer në IHF Trophy Intercontinental.

Ai udhëhoqi Kosovën U18 drejt triumfit, përkatësisht drejt kualifikimit në Kampionat Botëror.

Rrjedhimisht Muqolli u shpall lojtari më i mirë (MVP) i kampionatit.

Në shtatëshen më të mirë janë përzgjedhur tre hendbollistë të Kosovës.

Muqolli u shpall beku i djathtë më i mirë, Olsi Mulaj, beku i majtë më i mirë, ndërsa Olt Kabashi u shpall portieri më i mirë në fazën ndërkontinentale të IHF Trophy.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat